Politike

Shpërthen drejtuesi i shtabit të PD: Dumën e çuat si njeri me pushtet, s’numëroi as votat

8 Mars 2022, 20:35 Nga DOSJA
Shpërthen drejtuesi i shtabit të PD: Dumën e çuat si njeri

TIRANË– Rezart Kthupi, drejtues shtabi i Partisë Demokratike në Durrës ka sulmuar Grida Dumën, e cila ishte një prej deputetëve që kërkuan dorëheqjen e Lulzim Bashës një ditë më parë kërkoi. I pranishëm në Kolegjin e Kryetarëve, Kthupi është shprehur se Duma ka shkuar një herë në tre ditë për fushatë në Durrës dhe pse ishte e dërguara e PD-së në Durrës si person me influencë. Madje, ai shton më tej se deputetja ka anashkaluar takime të planifikuara.

 “Të deleguarit kanë punuar sikur fushata ishte 3 muaj. Duhet t’ju them që ishim vetëm. Ju si kryetar partie, sollët si të deleguar me shumë pushtet zonjën Duma, që e degjova dje me shumë interes ku kërkonte dorëheqjen tuaj. E dërguara politike zonja Duma ka ardhur një herë në 3 ditë. Publikoi foto pa kandidatin. Organizoi takim me gratë dhe u anashkalua takimi për një qokë familjare. Në numërimin e votave prania e deputetëve ishte zero. Në vend që të kërkonte dorëheqjen tuaj duhet të vinte në procesin e numërimit drejtuesja politike dhe deputetët. Kanë qenë vetëm strukturat e PD Durrës. Duhet tju them qe ishim vetem. Me përjashtim të zotit Hoxha, pjesa tjetër nuk kanë qenë shumë afër. Duhet të ndryshojmë rrënjësisht funksionimin në bazë. Duhet strukturë e vogël por efiçente,”- u shpreh Rezart Kthupi.

LAJM KRYESOR:VD-Deputetët i kërkojnë reflektim!Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve (Kritikat)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike levizja kunder bashes ne pd rezart kthupi levizja kunder bashes ne pd rezart kthupi

Sondazh

Poll