Politike

Kreu i PD Mat: Trekëndëshi i Bermudës caktoi vetë se kush del i pari e i fundit në zgjedhje

8 Mars 2022, 18:43 Nga DOSJA
Kreu i PD Mat: Trekëndëshi i Bermudës caktoi vetë se kush

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike në Mat, Arjan Lika ka dalë kundër dorëheqjes së kryedemokratit Lulzim Basha. I pranishëm në mbledhje me kryetarët në selinë blu, Lika është shprehur se kjo periudhë në të cilën ndodhet PD-ja është një luftë dhe kryetari nuk mund të braktiset. Duke nënkuptuar ish-kryeministrin Sali Berisha, Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, Lika tha se ishte Trekëndëshi i Bermudës caktoi vetë se kush del i pari dhe i fundit në zgjedhje.

“Të gjithë armiqtë duke na gjuajtur ne, ndërsa ne duke gjuajtur njëri-tjetrin. Trekëndëshi Bermudës e caktoi vet kush del i pari e kush i fundit. Kandidatët mos të mërziten fare, bravo u qoftë që e morën përsipër këtë përballje. Deputetët dhe drejtuesit të bëhen  më pranë njerëzve. Nuk duhet gjuajtur me gruë të parin e shtëpisë tonë. Ja e hoqëm, vjen një I ri. Si do e zgjidhë problemin me Sali Berishën. Ai (Berisha) nuk e zgjidh dot problemin me Amerikën. Ju bëj thirrje ta mbështesim lulzim bashën. Me 9 shtator mori një vendim për të mirën e kësaj shtëpi. Duhet të punojmë, reflektojmë. Nuk është situatë e mirë, por dutet të vazhdojmë fort përpara. Jemi ne gjendje lufte.  Po si è jep doreheqjen tani nga nenkryetar partie, nga nenkryetar kuvendi, tani ne lufte? Po te ishe ne pushtet do ta jepje doreheqjen? Nuk behet keshtu, deputetet duhet te jene me prane njerezve. Sot me shume se kurre ta mbeshtesim kryetarin. Vendimin e 9 shtatorit Nuk e mori per veten, por e beri per te miren e çdo demokrati qe sot po vuan. Te vazhdojme fort perpara,”- mësohet të ketë thënë Lika.

LAJM KRYESOR:VD-Deputetët i kërkojnë reflektim!Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve (Kritikat)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arjan lika arjan lika

Sondazh

Poll