Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës, qytetarët dalin në protestë: O skllevër, çohuni nga gjumi

8 Mars 2022, 16:29 Nga DOSJA
Rritja e çmimit të naftës, qytetarët dalin në

TIRANË- Një numër qytetarësh kanë dalë në protestë pasditen e sotme për rritjen e çmimit të karburantit. Qytetarët kanë folur në protestë, kanë bërë thirrje për ulje të çmimit të karburantit. Protestuesit u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

“Gomarët i kemi në Parlament në vend që tu hipim në shpinë na kanë hipur ne. Po na vjedhin dhe grabisin, çmimi i naftës është vjedhje e pastër, vjedhja e fundit me iniceneratorët e cila po hetohet nga SPAK i bërë kaps që nuk arreston përbindëshin e bashkisë , Erion betonin, që ishte nismëtari i inceneratorëve, çmimi i naftës na prek të gjithëve, braktiseni klasën politike, e cila iu zhvati mashtroi, sot ecëm me bickletë po nesër si do shkosh në Kukës, bashkohuni kundër kësaj vjedhje abuzive, rritja e naftës dhe benzinës është vjedhje e pastër për të na hequr qindarkat e fundit, ngrihuni mos kini frikë për të drejtat tuaja”, u shpreh ai.

Kjo protestë u thirr se ka shumë stres, ka njerëz që po vuajnë nga rritja e çmimeve, papunësia, korrupsioni, i bëj thirrje Edi Ramës të emigrojë si një cop legeni, bashkë me Sali dobiçin, ilirin. Drejtësia e zotit po vjen, ke për ta paguar shumë shtrenjtë” tha një tjetër.

Një tjetër qytetar ka reaguar ashpër, duke quajtur shqiptarët skllevër, pasi nuk po reagojnë për rritjen e çmimit të karburantit po edhe rritjen e çmimev të tjera.

O skllevër, o skllevër, cohuni nga gjumi, se po na vjedhin cdo dite, se janë shtrenjtu çmimet o skllevër, o shqipfolësa, po rritet kafja dhe do ngeleni pa kafe, e dini çdo të thotë rritja e çmimi të naftës, bashkohuni se ku do shkojmë në këtë marrëzi kolektive, rritja e naftës prek xhepat tuaja, shtresat në nevojë, moshën e tretë, bashkohuni qytetar për të kundërshuar këtë marrëzi, mos heshtni se po na vidhet qindarka e fundit, cdo e drejte që kemi, reagoni”, u shpreh një qytetar.

Një tjetër protestë do të mbahet pasditen e nesërme para kryeministrisë për rritjen e çmimeve të karburantit. Aktualisht nafta në vend ka kapur nivele rekord historike prej 239 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi. Ndërsa tani në bursa, nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, por rritja e taksave mbi këtë produkt që nga ajo kohë ka bërë që karburanti në tregun vendas të shitet më shtrenjtë. Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 120-130 lekë për litër, pas shtrenjtimit të fundit (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose mbi 40 lekë më shumë se 10 vite më parë. Dosja.al ka bërë edhe një tabelë krahasuese të çmimit të naftës në Shqipëri me ato të rajonit dhe të botës.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet rritet cmimi i naftes rritet cmimi i naftes

Sondazh

Poll