Aktualitet

Si shkojnë hetimet për Berishën? SPAK-Ballës: Për pastrim parash, në vijim e sipër

8 Mars 2022, 15:30 Nga DOSJA
Si shkojnë hetimet për Berishën? SPAK-Ballës: Për

TIRANË-Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka dërguar një letër kreut të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja. Përmes kësaj letre, Balla kërkon të dijë se në çfarë faze janë kallëzimin që ai ka bërë, për ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin Arben Imami, vajzën e ish-kryeministrit Argita Berisha dhe bashkëshortit të saj, Arbër Malltezi. Në përgjigje, SPAK bën me dije se ka një hetim për ish-kryeministrin Berisha e se gjithçka është në vijim e sipër.

Sipas letrës së SPAK, çështja e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ po hetohet për pastim parash. Çështja është regjistuar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon ‘pastrim të produkteve të veprës penale’.

Më 18 shkurt, Balla kërkonte informacione se çfarë është bërë me hetimet pas padisë së tij në vitin 2020, që e dorëzoi më 17 nëntor. Në padi, Balla akuzonte ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës si përfitues direkt i kësaj prone.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja sali berisha spak taulant balla arben kraja sali berisha spak taulant balla

Sondazh

Poll