Aktualitet

Arrestohet hajduti ‘serial’ i varrezave…

8 Mars 2022, 11:05 Nga DOSJA
Arrestohet hajduti ‘serial’ i varrezave…

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 58-vjeçar, i cili kishte aktivitet kryesor të jetës së tij vjedhjen e varreve. 58-vjeçari me iniciale R.K., ai është kapur nga policia duke shkatërruar varret në varrezat e Durrësit, të cilave u merrte materialet e bronzit që familjarët e atyre që kanë ndërruar jetë kishin vendosur aty. Krahas varrezave të Durrësit raportohet se ai ka vjedhur edhe në varrezat e Rrashbullit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në vijim të operacionit policor të koduar “Bronzi”, gjatë të cilit u vu në pranga 58-vjeçari R. K., i cili u kap në flagrancë duke vjedhur dhe shkatërruar varrezat e qytetit, si rezultat i hetimeve të thelluara u bë zbardhja edhe e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, konkretisht:

Më datë 11.05.2021, ka vjedhur vazo bronzi në varezat e qytetit; Po në këtë, tek varrezat e fshatit Rrashbull, ka vjedhur vazo bronzi; Më datë 25.06.2021, ka dëmtuar disa varre në varezat e qytetit. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres policia e durresit durres policia e durresit

Sondazh

Poll