Aktualitet

Grabitja me dhunë në Kurbin! I fundit në kërkim, arrestohet Gilmando Bami

8 Mars 2022, 09:51 Nga DOSJA
Grabitja me dhunë në Kurbin! I fundit në kërkim, arrestohet

KURBIN– Personi i fundit që ishte shpallur në kërkim për grabitjen e ndodhur në Kurbin, më 12 janar të 2022-ës është vënë në pranga. Mësohet se është arrestuar Gilamando Bami, ndërsa më herët u ndalua edhe Egli Durma.

22-vjeçari, banues në Fushë-Krujë është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se është përshirë në një grabitje më dhunë në Kurbin, pak javë më parë. Gilmando Bami u arrestua nga policia kufitare e Durrësit teksa ky po dilte nga trageti dhe po bënte veprimet.

Ngjarja ndodhi me 12 janar, kur tre grabitës me maska u futën në banesën e shtetasit A.L në Vinjollë të Kurbinit, duke dhunuar atë dhe më pas i kanë vjedhur një shumë prej 150 mijë lekësh. Pas hetimeve efektivët arritën të identifikonin autorët Egli Durma, 21 vjeç, Islam Kabili , 30 vjeç dhe Gilmando Bami, 22 vjeç, të tre banues në Krujë. Më parë policia ka arrestuar Egli Durmën, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe Islam Kabilin.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gilmando bami grabitje ne kurbin gilmando bami grabitje ne kurbin

Sondazh

Poll