Aktualitet

Lufta në Ukrainë, Rama: Duhet të jemi gati! Mund të ketë shkurtime energjie e nafte

8 Mars 2022, 08:13 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Rama: Duhet të jemi gati! Mund të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë urgjente për shtyp lidhur me impaktin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës e vendeve të NATO-s, mbi çmimet e energjisë dhe naftës. Që në fillim të fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar qytetarët që të përgatiten psikologjikisht për skenarër më të këqinj të mundshëm të pasojave ekonomike, përfshirë këtu edhe shkurtime dramatike të energjisë dhe naftës. Kreu i qeverisë njoftoi se në vend do të krijohet një komitet ndërministror me qëllim që efektet të jenë sa më të pakta, por përsëriti të gjitha shtrëngimet që mund të shkaktojë lufta në lindje të kontinentit. Ndërsa krah tij ishte dhe ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, e cila tha se më shqetësuesja për momentin është mungesa e energjisë elektrike në treg, duke shtuar se në të ardhmen mund të ketë kufizime. Ndër të tjera në fjalën e saj, ministrja nuk foli për një rritje të çmimit të energjisë të paktën për momentin, por për një plan kursimi që fillimisht do të implementohet tek administrata dhe më pas do të shtrihet edhe të qytetarët. Në këtë plan parashikohet mes të tjerave, fikja e dritave të godinave shtetërore, e pajisjeve të punës pasi të kalojë orari zyrtar, e detaje të tjera të ngjashme. Megjithatë shtoi se deri më tani nuk ka idikatorë që do të sjellin rritjen e çmimit të energjisë. Por të kundërtën kanë shprehur të dy për naftën, duke fajësuar sërish tregun për rritjen e çmimit. Heqja e taksave, edhe përkohësisht për ta është e pamundur. Ndaj kursimi duket si e vetmja zgjidhje. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Rama kapet me gazetarin, i ngel hatri, mbyll konferencën: Mirë pra, asnjëri pyetje!

‘Mos merrni makinën për cigare’/ Këshillat e Ballukut: Ecni në këmbë, shteti s’ka ç’bën

A do pengojë lufta në rritjen e pagës minimale? Rama jep përgjigjen: Me ndihmën e Zotit…

Fitoi zgjedhjet e 6 marsit, Rama: S’më intereson fare, fituam se s’ka kush fiton tjetër

Gazetarja në merak: Se si dihet si shkon lufta…Rama: Lule është! (Kunja për Bashën)

Do nisë kursimi, Balluku: Do mësojmë shqiptarët se si duhet përdorur kondicioneri…

Energjia/ Balluku bën bilancin: Kostoja e energjisë për muajin mars është 61 lekë/kWh

Rama ‘mburret’: S’i heqim taksat nga nafta, kemi bërë që mos rritet çmimi i energjisë…

Rama jep ALARMIN: Duhet të përgatitemi për çdo skenar,mund të ketë shkurtime dramtike nafte

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi rama rama per luften 8 mars 2022 edi rama rama per luften 8 mars 2022

Sondazh

Poll