Aktualitet

Baton Haxhiu kafe me Bashën/Analisti: Shkova në shtëpi,Paloka:Është miku i Ramës,ç’bisedoi?

8 Mars 2022, 09:35 Nga DOSJA

TIRANË– Mbrëmjen e kaluar, analisti Baton Haxhiu u akuzua nga drejtori i Përgjithshëm i Tv Klan, Aleksandër Frangaj, se ka këshilluar kryedemokratin Lulzim Basha. Gjatë emisionit ‘Opinion’, Frangaj iu drejtua Haxhiut duke i thënë se e kishte këshilluar gabim kryedemokratin, duke i përmendur edhe një vizitë në shtëpinë e këtij të fundit.

Fiks para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Madje Frangaj pretendoi se për takimin e Haxhiut me Bashën kishte dhe një video, të cilën premtoi se do ta publikonte shumë shpejt. Në kundërpërgjigje, Haxhiu mohoi se ishte takuar së fundmi me Bashën, por pranoi se kishte shkuar për të konsumuar një kafe me të në shtëpinë e tij. Konfirmoi edhe kohën e takimit, përpara zgjedhjeve parlamentare.

‘Asnjëherë s’e kam takuar Bashën.’- tha Haxhiut, ndërsa Frangaj shtoi: ‘Je i filmuar. Ke katër muaj, ta nxjerr videon nesër’.

Debati i plotë:

Frangaj: Pranoje që e ke këshilluar gabim!

Haxhiu: Asnjëherë s’e kam takuar Bashën.

Frangaj: Je i filmuar. Ke katër muaj.

Haxhiu: Jo katër muaj, kam një vit e 4 muaj.

Frangaj: Do të nxjerr videon nesër!

Haxhiu: Herën e fundit, para 16 muajsh e kam takuar në shtëpinë e tij, kam pirë kafe. Nuk i takoj kurrë liderët, as nuk i thërras në telefon Sandër. Unë kam 16 muaj për dallim prej jush që i takoni përditë.

‘Herën e fundit, para 16 muajsh e kam takuar në shtëpinë e tij, kam pirë kafe. Nuk i takoj kurrë liderët, as nuk i thërras në telefon Sandër. Unë kam 16 muaj për dallim prej jush që i takoni përditë.’- mbylli fjalën e tij Haxhiu.

Sot, anëtari i Grupit të Rithemelimit, Edi Paloka kërkon nga kryedemokrati Lulzim Basha që të sqarojë të gjithë këtë situatë. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Paloka kërkon të dijë se çfarë ka biseduar me gazetarin e botuesin Haxhiu në shtëpinë e tij. Ndër të tjera në postimin e tij, Paloka shkruan se ai kurrë nuk ka shkuar në banesën e Bashës, duke ngritur dyshime se përse e ka bërë Haxhiu. Ky i fundit, njihet si një ndër personat më të afërt të kryeministrit Edi Rama.

POSTIMI I EDI PALOKËS:

Besoj qe L.B do na e sqaroj sot se cfare ka biseduar me Baton Haxhiun , ne shtepine e tij, pak perpara zgjedhjeve te 25 prillit !Batoni , nje nga njerzit me te afert te Rames , ne debat e siper, zbuloi mbreme ne emisionin e Fevziut , se nje vit me pare ka qene ne shtepine e L.B “per nje kafe” !8 vjete nenkryetar i PD, une nuk kam qene ndonjehere per kafe ne shtepine e L.B . Nuk di as sa nga deputetet e PD mund te kene qene. Zakonisht ne shtepi therriten njerzit e miqte me te afert .Tani ose Batoni i Rames eshte nga miqte e afert te L.B ose dicka tjeter e ka cuar ne shtepine e tij pak perpara zgjedhjeve te 25 prillit !Besoj si transparent qe eshte, L.B do ju a japi kete sqarim demokrateve . Te pakten atyre qe i besuan verberisht edhe ne 6 mars .

 

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore baton haxhiu edi paloka lulzim basha baton haxhiu edi paloka lulzim basha

Sondazh

Poll