Aktualitet

I vetëm kundër të gjithëve? Humbi zgjedhjet, kush janë deputetët që ‘mbrojnë’ Bashën

8 Mars 2022, 09:01 Nga DOSJA
I vetëm kundër të gjithëve? Humbi zgjedhjet, kush janë

TIRANË– Humbja e gjashtë bashkive në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit ka shkaktuar një valë pakënaqësie ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Mbledhja e grupit parlamentar dje që u zhvillua deri në orët e vona të mbrëmjes, pati shumë debate, e shumë deputetë që dolën kundër Bashës dhe lidershipit të tij në krye të partisë më të madhe opozitare në vend. Më të afërtit dhe më të besuarit pranë tij kanë dalë kundër dhe i kanë kërkuar dorëheqjen, përveç dyve. Në mbështetje të kryedemokratit kanë dalë Oriola Pampuri, Arbi Agalliu dhe Enkelejd Alibeaj. Të tre deputetë dhe persona të besuar të numrit një të selisë blu.

Pampuri ka thënë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së se humbjen në zgjedhjet e 6 masrit mos ta kërkojnë vetëm tek Lulzim Basha, pasi këto zgjedhje sipas saj ishin një kurth.

“Mos ta kërkojmë përgjegjësinë vetëm te Lulzim Basha, ne e dinim që do ishin zgjedhje kurth,”- ka thënë Pampuri.

Por, pavarësisht replikave, sipas Bashës, rrugët janë vetëm dy, ose të rrinë bashkë e të riorganizohen, ose të lënë partinë në duart e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit nga një studio televizive ka kërkuar vetëm bashkimin e demokratëve, por me një kusht: pa Lulzim Bashën në krye të PD-së.

Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, PS fitoi pesë bashki, Lushnjen, Vorën, Rrogozhinën, Durrësin e Dibrën. Shkodra është e vetmja që ka zgjedhur kandidatin nga “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia. PD, këto zgjedhje rezultatin më të mirë e ka në Rrogozhinë, ku kandidati i tij ka dalë në vend të dytë, pas socialistit fitues.

(k.m)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha oriola pampuri partia demokratike lulzim basha oriola pampuri partia demokratike

Sondazh

Poll