Aktualitet

Atentati i 2 ndaj Dedës! Policia: U qëllua sapo doli nga lokali, s’gjetëm gëzhoja

8 Mars 2022, 07:36 Nga DOSJA
Atentati i 2 ndaj Dedës! Policia: U qëllua sapo doli nga lokali,

LEZHË– Mbrëmjen e kaluar Aleksandër Deda, i shpëtoi një atentati me armë zjarri. Dosja.al raportoi se persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt makinës brenda të cilës ndodhej Deda. Për fat të mirë ky i fundit ka shpëtuar pa marrë asnjë lëndim. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë. Sipas tyre ngjarja ka ndodhur në orën 14:15, në afërsi të një lokali në Lezhë. Deda u qëllua me armë mirëpo nuk mori asnjë lëndim. Policia shton se pas kqyrjes së vendit të ngjarjes nuk është gjetur gëzhojë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot rreth orës 14: 15, shtetasi A.D.,43 vjeç, banues në Lezhë ka njoftuar se në afërsi të një lokali në dalje të qytetit të Lezhës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili nuk ka marrë asnjë dëmtim. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe gjatë këqyrjes ss vendit të ngjarjes dhe krehjes së zonës nuk kanë konstatuar gëzhoja. Grupi hetimor vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për gjetjen dhe fiksimin e çdo provë që mund të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ky është atentati i dytë që organizohet ndaj 43-vjeçarit. Në dhjetor të vitit 2020 ai u plagos me armë. Konkretisht, mbrëmjen e 1 dhjetorit 2020, Deda është qëlluar me breshëri automatiku, e si pasojë mori 3 plumba në trup, por shpëtoi. Në atë kohë u raportua se shkak për atentatin ishte bërë një konflikt 43-vjeçarit, Aleksandër Deda dhe një ish-deputeti të Partisë Socialiste në Lezhë. Deda rezulton i dënuar në Itali. Ai, bashkë me të vëllanë, Bledar Deda, janë hetuar për pastrim parash. Prokuroria u ka sekuestruar një sipërfaqe të konsiderueshme toke prej 1146.6 m2 në qëndër të Lezhës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aleksander deda atentat aleksander dedes aleksander deda atentat aleksander dedes

Sondazh

Poll