Aktualitet

Shkodra ‘gjithmonë’ e Berishës, Spahia lë pas Angonin, rrezikohet përsëritja e zgjedhjeve

7 Mars 2022, 10:01 Nga DOSJA
Shkodra ‘gjithmonë’ e Berishës, Spahia lë pas

SHKODËR– Numërimi i votave po përfundon në Bashkinë e Shkodrës, por ajo është e vetmja në vend që rrezikon të përsërisë procesin e votimit. Nga kutitë e numëruara deri më tani, si në asnjë bashki tjetër, që avantazhi duket se i përket kandidatëve të Partisë Socialiste, në Shkodër ndodh e kundërta. Edhe njëherë ky qark ka provuar se është bastion i të djathtës, duke i besuar kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, i cili në zgjedhjet e fundit për pak sa nuk theu listën preferenciale, ka siguruar mbi 16 mijë vota, duke siguruar një diferencë të thellë me socialisten Majlinda Angoni. Kjo e fundit ka mundur të marrë vetëm rreth 14 mijë ‘mbështetje’ nga të gjithë votuesit, shumë që deri më tani është e pamjaftueshme për të marrë vendin e parë. Edhe pse kthimi i rezultatit konsiderohet i vështirë, Andoni mund t’i shkaktojë një dëm tjetër më të madh kundërshtarit të saj kryesor.

Nëse diferenca mes tyre është më pak se 1300 vota, procesi i votimit do të zhvillohet sërish. Kjo për shkak se dje në zonën e Pultit dhe të Shoshit nuk u votua për shkak se komisionerët mbetën të bllokuar në mes të rrugës nga një ortek bore. Në këto njësi administrative kanë të drejtë vote 1300 qytetarë, ndaj një diferencë më të njëjtën shumë, do të zeronte të gjithë epërsië e fituar nga “i besuari” i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërkohë që edhe në këtë bashki, njëjtë si të tjerat, në vendin e fundit renditet Xhemal Bushati, i cili ka mundur që të marrë rreth 5600 vota. Për të është mision i pamundur fitorja, por mund t’u prishë punë dy kandidatëve të tjerë. Megjithatë nga të gjitha Bashkitë, Shkodra pa dyshim që ka shkaktuar më shumë emocione dhe garë të fortë.

LAJMI KRYESOR: NUMËRIMI/ PS merr Vorën, Lushnjen e Rrogozhinën, Spahia kryeson bindshëm në Shkodër

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore shkoder zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 shkoder zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll