Bota

Nis raundi i tretë i bisedimeve midis dy delegacioneve Ukrainë-Rusi në Bjellorusi

7 Mars 2022, 15:30 Nga DOSJA
Nis raundi i tretë i bisedimeve midis dy delegacioneve Ukrainë-Rusi

UKRAINË– Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë pritet të takohen ditën e sotme në orën 16:00 për një raund të ri bisedimesh, me synim ndaljen e armëpushimit mes tyre. Delegacioni rus dhe ai ukrainas janë nisur për në Bjellorusi për t’u ulur sërish në tryezën e bisedimeve.

Palët janë takuar edhe dy herë të tjera, pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, por pa ndonjë rezultat konkret.

“Rundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet të hënën”, ka thënë dy ditë më parë negociatori ukrainas, David Arakhamia, i cili ka shtuar se Ukraina është e hapur për një diskutim më të gjerë, ku mund të përfshihen edhe shtete të tjera. Dy rundet e para të bisedimeve janë mbajtur në Bjellorusi.

Është raportuar nga agjencitë lokale të lajmeve se delegacioni i Ukrainës ka mbërritur në Bjellorusi për raundin e tretë të bisedimeve, pasi dy seancat e mëparshme nuk arritën të bënin ndonjë përparim drejt paqes.

Fokusi i bisedimeve do të jenë edhe një herë korridoret humanitare, për të lejuar civilët ukrainas të shpëtojnë nga veprimet ushtarake, ndërsa bombardimet e rënda ruse të qendrave të qyteteve vazhdojnë në jug dhe në lindje të vendit.

Një përpjekje e mëparshme për të krijuar korridore humanitare të shtunën u rrëzua kur armëpushimi dështoi.

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë/ Hapen korridoret humanitare në disa qytete, Zelenskyy paralajmëron Putin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll