Bota

Mediat amerikane: E dashura e Putin fshihet në Zvicër, me vete ka 4 fëmijët

7 Mars 2022, 11:16 Nga DOSJA
Mediat amerikane: E dashura e Putin fshihet në Zvicër, me vete ka 4

RUSI- Ish-kampionia olimpike Alina Kabaeva, 38 vjeçe e cila dyshohet se është gruaja sekrete e Vladimir Putin, thuhet se është fshehur në Zvicër në këtë kohë që Rusia po pushton Ukrainën. Supozohet se ajo ka katër fëmijë me tiranin rus 69-vjeçar, dy vajza dhe dy djem binjakë.

“Ndërsa Putin kryen sulmin e tij në Ukrainë, duke sulmuar qytetarët e pafajshëm dhe duke shkaktuar një krizë refugjatësh, familja e tij është e mbyllur në një shtëpi shumë private dhe shumë të sigurt diku në Zvicër”, ka thënë një burim për Daily Mail.

Mijëra qytetarë ukrainas dyshohet se janë vrarë dhe më shumë se një milion njerëz janë detyruar të ikin si refugjatë deri më tani për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Putin.  Lideri Putin u divorcua nga gruaja e tij Lyudmila në vitin 2014 dhe lidhja më e fortë që ka pasur më pas ka qenë ajo me Alinën. Lidhja me kampionaten olimpike filloi të flitej kur ajo u fotografua teksta mbante a unazë në gishtin ku mbahet unaza e martesës. 

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll