Bota

Po shpërndante ushqim dhe ilaçe, vritet kryetari i bashkisë së Hostomel në Ukrainë

7 Mars 2022, 11:09 Nga DOSJA
Po shpërndante ushqim dhe ilaçe, vritet kryetari i bashkisë

UKRAINË-Mëngjesin e sotëm ka pasur luftime të ashpra në një zonë të gjerë nga veriu në perëndim të Kievit, sipas zyrtarëve ukrainas dhe posteve në rrjetet sociale nga dëshmitarë të ndryshëm.

Sipas CNN,  forcat ruse duket se kan shkuar në ofensivë në disa zona për të hyrë në qendër të Kievit, ku si pasojë është vrarë edhe kryetari i bashkisë së Hostomel, Yuriy Prylypko. Ky i fundit u vra teksa “u shpërndante bukë të uriturve dhe ilaçe të sëmurëve, duke ngushëlluar të dëshpëruarit”, sipas faqes së qytetit në Facebook. Bashkë me të u vranë dhe dy persona të tjerë.

Forcat ruse shkatërruan Buçën, Hostomelin, Vorzelin, Irpin. Ata vrasin qëllimisht civilë”,- tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko.

Raporte të shumta flasin për zjarr të fortë në të katër qarqet të hënën, ndërsa civilët vazhdojnë të ikin nga luftimet.

Ne po bëjmë gjithçka në kryeqytet për të mbështetur qytetin, për të krijuar një rezervë me ushqime, ilaçe, mallra thelbësore. Ne shpërndajmë dhe ofrojmë ndihma për ata që kanë më shumë nevojë sot. Ndihma humanitare u dërgua edhe në Chernihiv [një qytet në veri e Kievit]. Ne po përpiqemi ta dorëzojmë në Bucha dhe Hostomel. Ne po formojmë ngarkesa humanitare për disa qytete të tjera. Kryeqyteti po përgatitet për mbrojtje. Unë u kërkoj të gjithë banorëve të Kievit të ruajnë qetësinë, të qëndrojnë në shtëpi ose — në rast alarmi — në strehimore.“-shtoi ai.

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë/ Hapen korridoret humanitare në disa qytete, Zelenskyy paralajmëron Putin

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vitaly klitschko yuriy prylypko lufta ukraine-rusi vitaly klitschko yuriy prylypko

Sondazh

Poll