Bota

Deputeti i LDK-së: Serbia po përgatit skenar për të sulmuar veriun e Kosovës

7 Mars 2022, 10:32 Nga DOSJA
Deputeti i LDK-së: Serbia po përgatit skenar për të sulmuar

KOSOVË- Serbia ishte pjesë e vendeve që votuan pro rezolutës së OKB-së që e dënon agresionin rus në Ukrainë. Sipas deputetit të PDK-së, Xhavit Halili e sheh si një sinjal që Serbia ka filluar të ndryshojë qëndrimet ndaj Rusisë.

Më vjen mirë që Serbia në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara u distancua në njëfarë mënyre nga Rusia, e dënoi agresionin në Ukrainë dhe për mua është shenjë mjaftë domethënëse dhe shpresoj, edhe pse nuk besoj, por po shpresoj që ndoshta Serbia ka vendosur të mos jetë instrument në duart e Rusisë për ta destabilizuar Ballkanin.”-tha Haliti.

Deputeti i PDK-së tha se sipas burimeve të tij, Serbia ka disa skenarë të përgatitur për ta sulmuar veriun e Kosovës.

“Rreziku është permanent dhe unë nuk e di si punojnë shërbimet tona, por unë kam të dhëna që ata i kanë disa skenarë që i kanë përgatitur për mundësinë e sulmit, apo okupimit të veriut të Kosovës që është një rrezik dhe është një problem në të cilin jemi ballafaquar në diskutime, unë po e them atë që perëndimorët e dinë”.-shtoi Haliti.

Sipas Halitit njëri nga këta skenarë përfshinë një sulm që serbët mund ta bëjnë në emër të UÇK-së dhe pastaj të ndërhyjnë me arsyetimin se duan t’i mbrojnë serbët e Kosovës.

“Provokimi që mund ta bëjnë është që të bëjnë ndonjë sulm në emër të forcave të UÇK-së me emblemë dhe do të incizohej me kamera dhe do t’i prezantohej krejt botës që ja e kemi një sulm kundër serbëve në Kosovë dhe ne u detyruam t’i mbrojmë ata. Një problem tjetër është çështja e zgjedhjeve që do të mbahen në Serbi, se a do të lejohen të mbahen apo jo dhe problemi i tretë që mund të krijojë situatë të pakëndshme është qendra e transmetimit të energjisë elektrike. Sipas të dhënave, forcat serbe kanë mobilizuar qindra forca speciale me armë që nuk kanë numra, kryesisht automatik, kallashnikovë, ndoshta kinez, për të thënë që këto janë armë të UÇK-së, por me pozicionimin e ri të Serbisë nuk e di a mund të aplikohet ndonjëri nga këto skenarë”- tha Haliti në KlanKosova.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi lufta ukraine-rusi xhavit halili dialogu kosove-serbi lufta ukraine-rusi xhavit halili

Sondazh

Poll