Bota

Burrat ukrainas tentojnë të kalojnë kufirin duke u fshehur në bagazhet e makinave

7 Mars 2022, 10:43 Nga DOSJA
Burrat ukrainas tentojnë të kalojnë kufirin duke u fshehur

UKRAINË- Ndërkohë që lufta vazhdon, në Ukrainë disa burra kanë vendosur të arratisen nga vendi që mos ti bashkohën luftës. Ata janë fshehur nëpër bagazhet e makinave dhe disa të tjerë janë hedhur në trena në përpjekje të dëshpëruara për të ikur nga Ukraina. Sipas Aljazeera, ministria ka thënë se disa burra kishin pretenduar gjithashtu se ishin të huaj ose ishin përpjekur të korruptonin disa roje kufitare që të kalonin kufirin.

Burrat ukrainas, të aftë fizikisht për të luftuar nuk lejohen të largohen nga Ukraina sepse forcat ukrainase kanë nevojë që të rinjtë të ndihmojnë vendin kundër forcave ruse.

Ndërkohë që burrat ukrainas tentonin të arratiseshin njëri është gjetur në bagazhin e bashkëshortes së tij në një pikë kufitare në Luzhanka në kufirin Hungari-Ukrainë. Burri pasi është gjetur nga rojet thuhet se është përpjekur të korruptojë rojet kufitare që ta linin të largohej nga vendi. Ndërkohë një tjetër burrë u hodh në një tren dhe u përpoq të kalonte kufirin pa kaluar kontrollin kufitar.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll