Bota

Rusia hap korridoret humanitare në 6 qytetet kryesore, kalimi do të bëhet nga Bjellorusia

7 Mars 2022, 09:31 Nga DOSJA
Rusia hap korridoret humanitare në 6 qytetet kryesore, kalimi do të

UKRAINË– Detaje të reja janë mësuar rreth korridoreve humanitare të propozuara nga Rusia ku më parë u raportua se nga katër qytetet e përmendura, vetëm ato më të voglat, Mariupol dhe Sumy kanë rrugë evakuimi që të çojnë në pjesë të tjera të Ukrainës.

Që nga ora 10:00, gjashtë korridore humanitare janë hapur në Ukrainë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.  Sot në mëngjes, të dy vendet ranë dakord për një armëpushim për të ndihmuar civilët të evakuohen të sigurt nga qytetet e Kievit, Mariupol, Kharkiv dhe Sumy, duke përdorur korridoret humanitare. 

Sipas BBC, lista e plotë e rrugëve u publikua nga agjencia ruse e lajmeve Ria, duke cituar një organ të themeluar së fundmi të quajtur Shtabi Koordinues Ndërdepartamental për Reagimin Humanitar në Ukrainë. Sipas hartave të publikuara kalimi do të lejohet vetëm për civilët që dua të shkojnë drejt territoreve jo-ukrainase, me korridorin nga Kievi që të çon në Bjellorusi, ndërsa civilët nga Kharkiv do të lejohen të shkojnë vetëm në Rusi.

Rusia do të ndërtojë gjithashtu një transport ajror për të marrë ukrainasit nga Kievi në Rusi, tha ministria e mbrojtjes e vendit.

Detajet janë si më poshtë:

Mariupol

Rruga 1 – Novoazovsk, Taganrog, Rostov-on Don (Rusi), lëvizje nga ajri, rrugë ose hekurudhë në një destinacion të zgjedhur ose vend mbajtjeje të përkohshme.

Rruga 2 – Portivske, Mangush, Respublika, Rosivka, Bilmak, Polohi, Orekhiv, Zaporizhzhya (Ukrainë)

Kharkiv

Nekhoteyevka, Belgorod (Rusi) më pas me ajër, rrugë ose hekurudhë

Sumy

Rruga 1 – Sudzha, Belgorod pastaj me çdo transport

Rruga 2 – Sumy, Golubivka, Romny, Lokhvitsya, Lubny, Poltava (Ukrainë)

Kiev

Hostomel, Rakivka, Sosnovka, Ivankiv, Orane, Çernobil, Gden’, Gomel (Bjellorusi), nga ajri

Deklarata shton se ushtria ruse do të kryejë “kontroll objektivi të pandërprerë të evakuimit, duke përfshirë përdorimin e dronëve”.

Një zëdhënës i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy e ka quajtur propozimin “plotësisht imoral”, duke thënë se Rusia po përpiqej “të përdorë vuajtjet e njerëzve për të krijuar një pamje televizive”.

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë/ Hapen korridoret humanitare në disa qytete, Zelenskyy paralajmëron Putin

(d.a/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymir zelensky lufta ukraine-rusi volodymir zelensky

Sondazh

Poll