Bota

Japonia në bisedime me SHBA-në dhe Evropën për ndalimin e importeve të naftës ruse

7 Mars 2022, 10:10 Nga DOSJA
Japonia në bisedime me SHBA-në dhe Evropën për ndalimin e

JAPONIA-Japonia dje ka patur diskutime me Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane për ndalim të mundshëm të importeve të naftës ruse sipas aljazeera.

Sekretari i SHBA-së, Antony Blinken, tha se SHBA dhe aleatët evropianë po eksplorojnë këtë mundësi. Shefi i kabinetit japonez Hirokazu Matsuno nuk pranoi të komentojë mbi komunikimin e vendit me SHBA-në. Rusia përbënte 3.63 për qind të importeve të naftës së papërpunuar të Japonisë vitin e kaluar.

Ministri i Industrisë, Koichi Hagiuda ka thënë se Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nuk pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në aftësinë e Japonisë për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm të gazit natyror të lëngshëm, por mund të ndikojnë indirekt në projektet e lidhura me energjinë. Japonia, e cila numëron Rusinë si furnizuesin e saj të pestë më të madh të naftës bruto.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken koichi hagiuda rusia shba antony blinken koichi hagiuda rusia shba

Sondazh

Poll