Bota

Alarmi i Zelenskyyt: Rusia po planifikon bombardimin e Odessas,nuk do t’i falim

6 Mars 2022, 17:10 Nga DOSJA
Alarmi i Zelenskyyt: Rusia po planifikon bombardimin e Odessas,nuk do t’i

UKRAINË – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se beson se Rusia planifikon të bombardojë Odessa, një qytet port jugor ukrainas në Detin e Zi, ku jetojnë rreth 1 milion banorë.

“Artileri, bomba kundër Odesës. Ky do të jetë një krim lufte. Ky do të jetë krim historik”, tha Zelensky në një video të postuar në Facebook-un e tij, duke shtuar pretendimet e mëparshme se pushtimi i Rusisë përbën krime lufte nën hetim nga Kombet e Bashkuara.

Ai gjithashtu ka shtuar se ata nuk do të falin asnjë nga jetet që Rusia ka marrë në Ukrainë, duke shtuar se as Zoti nuk ka për ta harrëuar këtë masakër.

“Sot është një e diel e bekuar. Por ne nuk do të falim qindra e qindra viktima. Mijëra e mijëra vuajtje. Dhe Zoti nuk do të falë. Jo sot. Jo nesër. Kurrë. Dhe në vend të të falurit do të jetë Dita e Gjykimit”, ka thënë Zelenskiy.

LAJMI KRYESOR: Sulmet ruse në Ukrainë/ Dështon armëpushimi i 2-të, Putin vendos kushte për fundin e luftës

Burimi: Forbes 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll