Bota

Aktorja Mila Kunis dhe Ashton Kutcher dhurojnë 3 milion dollarë për refugjatët ukrainas

6 Mars 2022, 19:24 Nga DOSJA
Aktorja Mila Kunis dhe Ashton Kutcher dhurojnë 3 milion dollarë

SHBA- Aktorja me origjinë nga Ukraina, Mila Kunis  dhe bashkëshorti i saj aktori Ashton Kutcher, kanë vendosur të mbledhin deri në 30 milionë dollarë donacione për të ndihmuar refugjatët që ikin Ukraina pas konfliktit me Rusinë.

Çifti hollivudian nisi një fushatë “Stand With Ukraine” GoFundMe, me qëllim mbledhjen e 30 milionë dollarëve për ti dërguar tek dy organizatat Flexport.org dhe Airbnb.org. Këto janë dy organizatat të cilat janë aktive në terren duke ofruar ndihmë të menjëherëshme për popullin ukrainas.

“Sot, unë jam një ukrainas krenare. Ukrainasit janë njerëz krenarë dhe të guximshëm që meritojnë ndihmën tonë në kohën e tyre të vështira. Familja jonë po fillon të mbledhë këtë fond për të ndihmuar në ofrimin e mbështetjes së menjëhershme dhe ne si familje do të do të dhurojmë 3 milionë dollarë. Ngjarjet që kanë ndodhur në Ukrainë janë shkatërruese. Nuk ka vend në këtë botë për këtë lloj sulmi të padrejtë ndaj njerëzimit,” tha Kunis në një postim të shpërndarë nga njërat faqe që meren me mbledhjen e fondeve.

Në klip gjithashtu duket bashkëshorti I saj Kutcher që  duartrokiti për trimërinë e njerëzve të vendit ku Kunis lindi.

 

 

A post shared by Ashton Kutcher (@aplusk)

Aktorja Mila Kunis lindi në Chernivtsi, Ukrainë në atë kohë pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe u shpërngul me familjen e saj në Shtetet e Bashkuara në moshën 7-vjeçare.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ashton kutcher fondacioni “stand with ukraine” gofundme lufta ukraine-rusi mila kuins ashton kutcher fondacioni “stand with ukraine” gofundme lufta ukraine-rusi mila kuins

Sondazh

Poll