Bota

Kryebashkiaku i Irpin: 6 të rritur dhe 2 fëmijë humbën jetën nga sulmi i rusëve

6 Mars 2022, 20:03 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Irpin: 6 të rritur dhe 2 fëmijë humbën

UKRAINË- Tetë civilë u vranë në mes të një evakuimi në Irpin, një lagje në perëndim të Kievit. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Irpin Oleksandr Markushyn në një deklaratë të dielën në Telegram. Markushyn tha se rusët hapën zjarr gjatë një evakuimi nëpër një urë.

“Një familje vdiq, para syve më vdiqën dy fëmijë të vegjël dhe dy të rritur”, tha ai.

Videoja nga vendi i ngjarjes tregoi civilët që lëviznin nëpër postbllokun përpara se të ndodhte një shpërthim në një udhëkryq që dukej se ishte shkaktuar nga një predhë ose mortaja.

Irpin është në luftë, Irpin nuk është dorëzuar. Një pjesë e Irpin u kap vërtet nga pushtuesit rusë, por një pjesë e Irpin po lufton dhe nuk dorëzohet”, tha Markushyn.

Markushyn tha se një tjetër evakuim do të fillonte nesër në mëngjes.

LAJMI KRYESOR: Sulmet ruse në Ukrainë/ Dështon armëpushimi i 2-të, Putin vendos kushte për fundin e luftës

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi oleksandr markushyn lufta ukraine-rusi oleksandr markushyn

Sondazh

Poll