Bota

VD-PAMJET SHOKUESE/ Rusia sulmon me bomba “tornado” zonat e banuara me civilë

6 Mars 2022, 10:38 Nga DOSJA
VD-PAMJET SHOKUESE/ Rusia sulmon me bomba “tornado” zonat e banuara

MYKOLAIVDosja.al sjell disa pamje të rënda ku shihet sesi trupat ruse sulmojnë me lëndë të ndaluara zona të banuara. Në pamjet e siguruara nga redaksia, shihet sesi bombat e ndaluara, të njohura si “bomba thërrmuese” hidhen pranë zonave të banuara duke krijuar shpërthime masive. Shpërthimet kanë ndodhur në fshatin Balovne në rajonin e Mykolaiv në Ukrainë, atje ku siç raportuam më herët, ushtria ruse është duke përparuar. (shiko këtu hartën).

Por çfarë janë këto bomba? Bombat në fjalë janë MLRS Smerch (tornado) dhe në bazë të konventave ndërkombëtare janë të ndaluara që të përdoren.

Kjo armë është një raketëhedhëse e rëndë. Sistemi ka për qëllim të mposht objektivat e blinduara dhe të buta në zonat e përqendrimit, bateritë e artilerisë, postet komanduese dhe depot e municioneve. Bomba u projektua në fillim të viteve 1980 dhe hyri në shërbim në Ushtrinë Sovjetike në 1989.[2] Kur u vëzhgua për herë të parë nga Perëndimi në 1983, ai mori kodin MRL 280 mm M1983.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sulmi ne mykolaiv lufta ukraine-rusi sulmi ne mykolaiv

Sondazh

Poll