Bota

Blinken: Duam të bëjmë një marrëveshje me Poloninë për të furnizuar Ukrainën me avionë

6 Mars 2022, 19:42 Nga DOSJA
Blinken: Duam të bëjmë një marrëveshje me Poloninë

SHBA- SHBA po shikon në mënyrë aktive një marrëveshje me Poloninë për të furnizuar Ukrainën me avionë ushtarakë të prodhuar nga Rusia. BBC shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Blinken tha se SHBA mund të sigurojë avionë zëvendësues për Poloninë, duke shtyuar se pilotët ukrainas dinë se si t’i fluturojnë këta avionë.

“Ne po shikojmë në mënyrë aktive tani çështjen e aeroplanëve që Polonia mund t’i ofrojë Ukrainës dhe duke parë se si mund të jemi në gjendje të mbushim, nëse Polonia vendos të furnizojë ata avionë. Nuk mund të flas për një afat kohor, por mund t’ju them se po e shikojmë atë shumë, shumë aktivish,” tha Blinken.

LAJMI KRYESOR: Sulmet ruse në Ukrainë/ Dështon armëpushimi i 2-të, Putin vendos kushte për fundin e luftës

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken lufta ukraine-rusi antony blinken lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll