Politike

Zgjedhjet e 6 marsit! Vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike

6 Mars 2022, 19:21 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 6 marsit! Vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike

LUSHNJE– Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Lushnjes, Indrit Sefa ka falenderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar për të. Në një postim në Facebook, Sefa shkruan se dëshirën për të patur një bashki në shërbim të njerëzve, e kam ndier në çdo takim me bashkëqytetarët e tij. Sefa shton më tej se pavarësisht kushteve atmosferike, por shumë lushnjarë e ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese.

“Falenderoj me zemër këdo që mori pjesë në zgjedhje. Dëshirën për të patur një bashki në shërbim të njerëzve, e kam ndier në çdo takim me bashkëqytetarët e mi Kushtet atmosferike nuk ishin në favor të pjesëmarrjes së lartë në zgjedhje, por shumë lushnjarë e ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese. Falenderoj me zemër këdo që mori pjesë në zgjedhje, pavarësisht preferencës së tyre politike. Jam i sigurtë se përmbajtja dhe qytetaria do të na shoqërojnë deri më numërimin e votës së fundit! Vullneti i lushnjarëve do të lexohet siç është në kutitë e votimit. Dëshirën për të patur një bashki në shërbim të njerëzve, e kam ndier në çdo takim me bashkëqytetarët e mi, prandaj besoj fort se vota e tyre është për ndryshimin! Çdo votë vlen! Çdo votë do të numërohet!”- shkruan Sefa. 

LAJMI KRYESOR- Zgjedhjet/Bora lë pa votuar Shoshin e Pultin, anulohet procesi! Probleme në Vorë

 (F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike partia demokratike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 partia demokratike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll