Bota

Lufta në Ukrainë, Macron telefonoi dje Vuçiç:Trego qartësi në lidhje me qëndrimin e Serbisë

6 Mars 2022, 18:14 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Macron telefonoi dje Vuçiç:Trego

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka biseduar me homologun serb Aleksandër Vuçiç. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, telefonata ndodhi ditën e djeshme, biseda në të cilën ishte në lidhje me luftën në Ukrainë. Macron i ka kërkuar Vuçiç që të tregojë qartësi për qëndrimin e saj në organet ndërkombëtare në lidhje me luftën në Ukrainë.

Njoftimi i pallatit Elsyee:

Presidenti i Republikës (Emmanuel Macron) ka biseduar në telefon me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç të shtunën, 5 mars 2022. Presidenti (Macron) përshëndeti bashkëpunimin e ngushtë mes Francës dhe Serbisë dhe kërkoi qartësinë e qëndrimit të saj në organet ndërkombëtare për luftën në Ukrainë dhe respektin e nevojshëm për sovranitetin shtetëror të Ukrainës.

Ai kujtoi gjithashtu miqësinë dhe mbështetjen personale të Francës për Serbinë. Presidenti i Republikës konsideroi se lufta në Ukrainë kërkon unifikimin e Bashkimit Europian dhe të gjitha vendet afër tij, vende të cilat, si Serbia i është dhënë një perspektivë europiane, për të shqyrtuar së bashku mënyrat dhe për të forcuar më tej lidhjet e tyre dhe për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët për të gjithë europianët. Lufta në Ukrainë duhet të jetë një mundësi për afrimin europian. Presidenti i Republikës dhe homologu i tij serb do të qëndrojnë në kontakt të ngushtë.

LAJMI KRYESOR: Sulmet ruse në Ukrainë/ Dështon armëpushimi i 2-të, Putin vendos kushte për fundin e luftës

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aleksander vucic emmanuel macron lufta ukraine-rusi aleksander vucic emmanuel macron lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll