Bota

Nënat polake lënë në stacion karrocat e fëmijëve si ndihmë për nënat dhe fëmijët ukrainas

6 Mars 2022, 18:07 Nga DOSJA
Nënat polake lënë në stacion karrocat e fëmijëve

UKRAINË- Ndërkohë që lufta vazhdon në Ukrainë, nënat polake kanë vendosur të sensibilizohen më situatën në të cilën gjendet Ukraina. Ato kanë lënë karrocat e fëmijëve të tyre në stacionin e trenit ku zbarkojnë çdo ditë refugjatët nga Ukraina. Kjo është bërë për të lehtësuar sadopak lodhjen e madhe që nënat ukrainase po kalojnë teksa mbajnë në krahë fëmijët e tyre gjatë udhëtimit i cili zgjat shumë orë.

Lajmin e ka bërë me dije Shef i Zhvillimit të Mësuesve për Bell International, me qendër në Kent, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku dhe ka ndarë foton.

Polonia është vendi i parë që ka pritur, deri më tani, mijëra refugjatë nga Ukraina duke i strehuar dhe në shtëpitë e tyre megjithatë shtetet ga e gjithë bota janë solidartizuar me Ukrainën duke vendosur sanksione kundër Rusisë.

LAJMI KRYESOR: Sulmet ruse në Ukrainë/ Dështon armëpushimi i 2-të, Putin vendos kushte për fundin e luftës

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll