Aktualitet

Zgjedhjet, Celibashi rendit problematikat: Debatet banale s’kanë lidhje me votimet

6 Mars 2022, 14:02 Nga DOSJA
Zgjedhjet, Celibashi rendit problematikat: Debatet banale s’kanë

TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë një përmbledhje të situatës në qendrat e votimit deri në orën 15:00 në të gjashta bashkitë ku po zgjidhen kryebashkiakë. Në një deklaratë për shty, Celibashi tha se në tre qendra votimi, në Pult dhe Shosh nuk ka nisur votimi edhe pesë orë pas kohës së caktuar e për këtë arsye nuk mund të zhvillohet më.

Celibashi tha më tej se nga problematikat e zbardhura nga qendrat e votimit, 13% lidhen me me kamerat e vëzhgimit, 73% me përdorimin e pajisjes elektronike të votimit dhe vetëm 15% lidhen me çështjen e administrimit të zgjedhjeve. Në pesë qendra votimi, sipas Celibashit, identifikimi është bërë me lista pasi kanë munguar operatorët teknikë të pajisjeve.

“Nga raportimet e fundit që kemi marrë nga terreni, në 3 qendra votimi nga 42 që janë në total, nuk ka nisur votimi pasi ka kaluar afati prej pesë orësh, kjo për shkak të pamundësisë së shkuarjes tonë pranë qendrave të votimit. Ndaj votimi konsiderohet i pafilluar dhe i përfunduar. Nuk mund të zhvendosim qendrat e votimit dhe për këtë arsye votuesit duhet tu drejtohen vendeve që u janë caktuar. Raportimet nga problematikat, po jap disa detaje për ju. 13% lidhen me kamerat e vëzhgimit, 73% me përdorimin e pajisjes elektronike të votimit dhe vetëm 15% lidhen me çështjen e administrimit të zgjedhjeve. Në 5 QV identifikimi është bërë me lista pasi kanë munguar operatorët teknikë të pajisjeve. Debatet banale që kanë ndodhur nuk kanë pasur lidhje me procesin e votimeve, më duket si një tentativë për të lënë shenjë e në fund të rezultateve për të thënë që ‘ja ne thamë këtë gjë’. Ka problematika që meritojnë një reagim të posaçëm. Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale zakonisht është më e ulët, por ajo që mbetet për të thënë është që duhen nxitur qytetarët që të dalin në votime,”- tha Celibashi ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Zgjedhjet/Bora lë pa votuar qytetarët në Shkodër! Sherr në Durrës, Sako nuk voton dot…

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll