Aktualitet

Banorja e fshatit Progër ku u vranë vjehrra dhe nusja: Pashë një njollë gjaku dhe flokë

6 Mars 2022, 13:52 Nga DOSJA
Banorja e fshatit Progër ku u vranë vjehrra dhe nusja: Pashë

KORÇË – Sofie Duli, banore e fshatit Progër ku u vranë vjehrra dhe nusja Fatmira Bami dhe Bukurie Bami, ishte ajo që çoi drejt gjetjes së kufomave. Për mediat, Duli tregoi se fillimisht shkoi në banesën e tyre dhe pa nga avllia se xhami i dritares ishte thyer dhe njollë gjaku. Duke menduar se nuk kishte ndodhur asgjë e rëndë, Sofie Duli u kthye në shtëpi ku i tregoi së bijës së çfarë kishte parë. Më pas teksa po shkonte për të takuar një kushërirën e saj, Duli pranoi se pa nga shtëpia Bami flokë të këputura, celular, një njollë gjaku dhe proteza dhëmbësh. Duke u bindur se bëhej fjalë për një ngjarje të rëndë, ajo njoftoi djalin e kushërirës që të shikonte çfarë kishte ndodhur. Ky i fundit tregoi se Fatmira dhe Bukurie Bami kishin vdekur.

Në lidhje me autorin e krimit monstruz Ali Zili, Sofie Duli tha se ai njihet si person problematik dhe më parë ka goditur një të afërmin e tij me sëpatë. Për këtë ngjarje, Sofie Duli deklaroi para mikrofonëve të mediave se 36-vjeçari Zili u burgos dhe u lirua. 

“Erdha këtu tek zonja që kemi qenë komshie dhe i solla një qese me mollë për t’ia çuar çupes në Greqi. Thirra ‘Fatmire’ nuk po më përgjigjej. Dera ishte gjysëm e hapur kur ajo nuk mu përgjigj mendova se është diku tjetër. Thirra dhe disa herë të tjera dhe para se të ikja në shtëpi zgjata kokën nga avllia dhe kam parë një njollë gjaku, xhamin e dritares që ishte i thyer, këpucët që vishnin të hedhura sa andej këtej. Kjo gjë mua nuk më pëlqeu dhe më bëri shumë përshtypje thashë diçka ka ndodhur ndonjë zënkë ndonjë gjë nuk e mendova që mund te kishte ngjarë hata e madhe dhe mora qesen me mollë u ktheva në shtëpi. I tregova vajzës çfarë pashë. Kur kalova për të vajtur tek një kushërirë me gjithë çupën, zgjata kokën afër portës dhe pamë flokë te këputura përdhe, një celular të hedhur përdhe, një njollë gjaku ,protezat i kishin rënë poshtë. Atëherë u sigurova që këtu ka ndodhur diçka e rënde .Ia them kushërirë te Fatmira ka ndodhur diçka dhe me pas ajo dërgon djalin për të parë shenjat që kisha parë unë. Kur u kthye në shtëpi ai na tha që atje kishte ndodhur një katastrofë dhe më pas lajmëruam kryeplakun. Ai erdhi dhe pa të njëjtat gjëra. Pasi erdhi policia kemi marrë vesh që ato ishin të dyja të vdekura. Me komshien nuk takoheshim shumë .Kontakti i fundit ka qenë në datën 2 mars dhe s’u pamë më .Nuk e dija që do kishte ndodhur një gjë e tille por ai ka bërë një vepër jashtëzakonisht mizore për mua. Autorin e njohim si problematik qoftë në familje qoftë në fshat. Para disa kohësh ka ndodhur dhe një ngjarje me një të afërm, ku goditi me sëpatë. Ai ka qenë në burg pastaj e lëshuan”, u rrëffye për mediat Ali Zili.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ali zili ali zili

Sondazh

Poll