Aktualitet

Tragjedia në Milot/ Orët e fundit, Brati këndoi në një lokal në Lezhë, e fejuara e filmoi

6 Mars 2022, 12:51 Nga DOSJA

KRUJË– Shkumbin Brati është 20-vjeçari i cili humbi jetën në mënyrë tragjike mesnatën e kaluar në autostradën e Laçit, në aksin Fushë Krujë-Milot. 20-vjeçari me origjinë nga Hasi ishte këngëtar i muzikës popullore dhe djali i këngëtarit të njohur në Has, Përparim Brati. Mbrëmjen e kaluar i riu dhe e fejuara e tij Almeina Karaj vetëm 16-vjeçe kishin qenë në një lokal në Shënkoll të Lezhës ku Brati ishte ftuar për të kënduar.

Gjatë kohës që ishin në lokal 16-vjeçarja ka postuar foto të fejuarit të saj i cili po këndonte. Pasi kanë mbaruar festën ata kanë qenë duke u kthyer drejt Tiranës kur janë përplasur me një makinë tjetër.

LAJMI KRYESOR: Festa kthehet në TRAGJEDI!Aksident me 4 viktima në Fushë-Milot, mes tyre çifti i sapofejuar

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet tragjedi ne milot tragjedi ne milot

Sondazh

Poll