Aktualitet

‘Molla e sherrit’/Vora me konflikte!Nis votimi pa komisionerët e PD,Tabaku:Kallëzim penal!

6 Mars 2022, 09:36 Nga DOSJA
‘Molla e sherrit’/Vora me konflikte!Nis votimi pa komisionerët

VORË– Ajo që mund të konsiderohej si një nga bashkitë më të “qeta” është kthyer në më problematiken. Vora, duket se është vendi ku palët politike kanë zgjedhur që të përplasen me njëra-tjetrën lidhur me komisionerët në Qendrat e Votimit. Sot, në një deklaratë për shtyp, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur për problematikën e hasur gjatë procesit të votimit në Bashkinë e Vorës për emërimin e komisionerëve të propozuar nga Partia Demokratike në 22 ZAZ-të e bashkisë.

“Është pranuar me vendim të KAS, është ankuar PD në KAS, janë emëruar sekretarët janë në gjithë QV të Vorës, mungojnë një pjesë e anëtarëve të PD që do duhet të ishin propozuar nga PD se KZAZ ka propozuar sa kohë s’janë me banim në bashkinë Vorë s’mund të emërohen. Ngelet e rëndësishme që nga pikëpamja ligjore procesi në Bashkinë Vorë është duke u zhvilluar normalisht. Janë katër anëtarë që përbëjnë kuorumin minimal për të zhvilluar gjithë procedurat e votimit në një qendër votimi,”- tha ai. Ndërkohë që i menjëherëshëm ishte dhe reagimi i Partisë Demokratike.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu ka paralajmëruar se Partia Demokratike po përgatit një kallëzim penal për 4 anëtarët e Partisë Socialiste dhe anëtarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në KZAZ e Vorës për “shpërdorim detyre”, me pretendimin se kanë minuar procesin zgjedhor në këtë bashki. Ndërsa më pas në Vorë shkoi vetë nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila foli për ngërçin e krijuar në qendrat e votimit e gjithashtu për komisionerët e ndryshuar të Partisë Demokratike. Tabaku u shpreh se PD ka sjellë në Vorë njerëz të specializuar që kanë dijeni mbi votimin elektronik.Ajo i bëri thirrje PS-së dhe LSI-së që të respektojnë vendimin e KAS dhe të mos bllokojnë procesin pasi do të kallëzohen penalisht.

“Me një vendim të paprecedentë tre anëtarë të PS bashkuan votën me anëtarët e LSI dhe kanë refuzuar që të zbatojnë vendimin e komisionerit të zgjedhjeve të marrë gjatë ditës së djeshme, për emërimin e komisionerëve të PD dhe vendimin e Kolegjit të Apelimit të marrë mbrëmë në orën 02.00 të natës. Ndërkohë që flasim në qendrat e votimit janë emëruar 22 sekretarët të cilët i përkasin PD dhe akoma nuk ka një vendim për kryetarët të cilët i përkasin po PD në 22 qendrat e tjera. Të gjithë përfaqësuesit e PD janë nëpër komisione si vëzhgues por nuk janë duke kryer rolin e tyre si kryetare. Unë iu bëj thirrje subjekteve politike të kalojnë përtej porosive partiake dhe politike, përtej atyre që i urdhërojnë me telefon dhe me mesazhe dhe të zbatojnë vendimin e Komisionerit të Zgjedhjeve dhe vendimin natën vonë mbrëmë të KAS-it,”– tha Tabaku.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet/Bora lë pa votuar qytetarët në Shkodër! Sherr në Durrës, Sako nuk voton dot…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike vore zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 vore zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll