Aktualitet

Vrau nusjen dhe vjehrrën në Devoll, vëllai i Ali Zilit: Shteti ta dënojë, s’na kishin borxh

6 Mars 2022, 13:37 Nga DOSJA
Vrau nusjen dhe vjehrrën në Devoll, vëllai i Ali Zilit: Shteti ta

KORÇË – Vëllai i Ali Zilit, 36-vjeçarit që vrau Fatmira Bami dhe Bukurie Bami (vjehrrë dhe nuse) kërkoi që shteti ta dënojë dhe të mos e lirojë për krimin dhe veprat e tjera penale. Për mediat, ai hodhi pretendimet e të vëllait se viktimat i kishin borxhe për prerjen e drurëve. I afërmi i Ali Zilit shtoi se ky i fundit ishte i alkoolizuar dhe shpenzonte shumë. Në fund, ai shtoi se nuk do t’i dërgojë avokat dhe njerëz të afërm vëllait të tij vrasës. Gjithashtu, vëllai i Ali Zilit pranoi se familja e viktimave e priti dhe nuk e ngarkoi me faj për ngjarjen e ndodhur.

E dënoj veprën e dënoj sa s’ka ku të vejë më, më vjen rëndë. Kur e kërkoja atë ditë më thanë në polici që duhet të bësh një denoncim. Ishte natë me se të ikja. Ai jetonte me pleqtë kishte dy ditë që ishte larguar nga shtëpia dhe erdhi ne orën 5 të mëngjesit. Nuk i bëra shamatë se ishte i alkoolizuar. Kur erdhi në shtëpi nuk i foli asnjë njeriu. Vetëm kur erdhi policia te dera i tha plaku: O bir çfarë ke bërë? Vëllai nuk foli, por policia iu drejtua babit në fshat ka ndodhur një vrasje  janë vrarë dy gra. Atëhere ne mbetëm të shokuar ai vetë nuk na ka treguar asnjë gjë. E kërkoja atë ditë kudo në lokale vajta dhe në Mancurisht me thanë nuk ka qenë këtu. Ai kishte ndërruar edhe rrobat, mbante veshur një xhup të zi por as atë se kishte. Kur mbetej ngushte im vëlla i jepja unë. Ato një metro dru që shisnim i ndanim bashkë. Vetëm dy kafshë kam në shtëpi se gjithë të tjerat i kam shitur për ta nxjerrë atë nga burgu. Një vit burg bëri për dhunë në familje. Po të rëndoheshe me alkool ushtronte dhunë në familje. Viktimat s’kishin borxh te neve asnjë gram borxh. Ato dru që kishin marrë i kishin paguar merrte pensionin dhe ua jepte. Ai ka hyrë vetëm për grabitje bënte shumë harxhime, i thoja hiq dorë. Unë e dënoj ashpër shteti të marrë masa i bëj thirrje shtetit që njerëz si puna e këtij me precedentë penalë të mos lirohen nga burgu. Shteti të dënojë krimin makabër. Nuk i shkoj atje as avokat nuk i zë. Vajta te familja e viktimave më pranuan. Shkova në orën 10 i takova i pastaj të gjithë u dhashë dorën. Iu thashë më vjen shumë keq më thanë ju nuk keni faj. Fajin e ka ai që bëri atë krim nuk pata probleme as nga djali i saj as nga nuset e tyre”, u shpreh vëllai i Ali Zilit.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ali zili ali zili

Sondazh

Poll