Sport

Atletikë/ Moment krenarie në Stamboll, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj fitojnë medalje ari

6 Mars 2022, 12:43 Nga DOSJA
Atletikë/ Moment krenarie në Stamboll, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj

STAMBOLL-Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj vijojnë të jenë krenaria e atletikës shqiptare në arenën ndërkombëtare. Izmir Smajlaj shpallet sërish kampion ballkani në kërcim së gjati.

Atleti shqiptar arriti rezultatin 7.79 m dhe rrëmbeu medaljen e artë mes 22 shteteve pjesmarrëse në ligën e ballkanit, e thënë ndryshe ballkaniadën e sallave të mbyllura që u zhvillua në Stamboll. Gega është kampione e Ballkanit në 3000 metra me 9’15”11, si dhe nënkampione e Ballkanit në 1500 metra me 4’13”25.

Dhe duke qenë se numëron tetë medalje radhazi vetëm në salla të mbyllura nuk i ka shpëtuar vëmendjes së medieve turke për ta intervistuar menjëherë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport izmir smajlaj luiza gega izmir smajlaj luiza gega

Sondazh

Poll