Sport

Shokë të pandarë edhe në kartona! Roshi-Balaj sikur e bëjnë me fjalë, dalin nga fusha…

6 Mars 2022, 13:01 Nga DOSJA
Shokë të pandarë edhe në kartona! Roshi-Balaj sikur e

STAMBOLL-Bekim Balaj dhe Odise Roshi, dy futbollistët e Kombëtares që luajnë në kategorinë e dytë turke me skuadrën e Boluspor janë bërë protagonist në përballjen e fundit. Të dy lojtarët ishin titullar në takimin ndaj Bursaspor, por jo çdo gjë shkoi siç dëshironin ata.

Bekim Balaj mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 54 dhe si rrjedhojë u ndëshkua me të kuqin dhe doli nga loja. Por problemet për Bolusporin nuk mbaruan këtu.

Odise Roshi mori një karton të verdhë në minutën e 66 për një faull ndaj kundërshtarit, por futbollisti shqiptar iu kthye me tone të ashpra arbitrit, i cili nuk nguroi t’i jepte kartonin e kuq.

 

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bekim balaj boluspor odise roshi bekim balaj boluspor odise roshi

Sondazh

Poll