Sport

“Pleshti” paguhet me “Fan Tokens”, Messi forcon lidershipin e PSG-së në kriptovaluta…

6 Mars 2022, 11:11 Nga DOSJA
“Pleshti” paguhet me “Fan Tokens”, Messi forcon

FRANCE PSG nënshkroi një marrëveshje në 2018 me “socio.com” për të krijuar monedhën e saj të parë dixhitale. Klubi francez u bë klubi i parë sportiv që hyri në botën e kriptomonedhave. Kjo kompani ishte përgjegjëse për krijimin e PSG-së “Fan Tokens”, një lloj kriptomonedhe e krijuar në zinxhirin e bllokut “Chiliz$HZ”.

Ajo i lejon sportdashësit të kenë akses në një gamë të gjerë përfitimesh, të lidhura me klubin dhe aktivitetet e tij. Kështu, tifozët e PSG-së mund të marrin pjesë në vendimet e klubit përmes votimit, aksesit në promovime, ose aksesit në biletat VIP.

Me kontratën e Lionel Messit, më e rëndësishmja në botë, me 110 milionë neto në tre vjet, siç zbulohet nga “L’Équipe”, shumë e ngjashme me atë të Neymar, PSG hodhi një tjetër hap në angazhimin e saj ndaj kësaj pasurie virtuale. Një nga risitë e mëdha është se marrëveshja me Leon përfshin pagesat për lojtarin në “Fan Tokens”, monedha zyrtare e PSG-së.

Ardhja e Messit ka rritur vlerën e kriptomonedhës së PSG-së. Edhe para se të mbyllej kontrata me Leon, vlera e tij tashmë ishte rritur me 43% dhe arriti maksimumin historik në ditën e prezantimit, me 63.3 dollarë, kur vlera fillestare ishte 3.57 dollarë dhe vlera e kësaj jave ishte rreth 16 dollarë, gjashtë më shumë se monedha e Cityt, e dyta në mesin e klubeve të futbollit. Sipas Alexandre Dreyfus, administratori i “socios.com”, kjo kripto mund të arrijë një vlerë tregu prej rreth 10.000 dollarë në pak vite.

Vetë klubi parizien foli në një deklaratë për xhiron në ditët para të nënshkrimit të Messit: “Entuziazmi i krijuar nga ardhja e lojtarëve të rinj gjatë afatit kalimtar të verës shkaktoi vëllimet e tregtimit të PSG-së “Fan Tokens”, të cilat madje i tejkalonin 1.2 miliardë dollarë në ditët para njoftimit të mbërritjes së Messit”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport argjentinasi i paris sg argjentinasi lionel messi ka arritur në veshin e lionel messit kriptomonerdha lionel messi flet për veten e tij sulmuesi brazilian i paris sg argjentinasi i paris sg argjentinasi lionel messi ka arritur në veshin e lionel messit kriptomonerdha lionel messi flet për veten e tij sulmuesi brazilian i paris sg

Sondazh

Poll