Sport

Stefano Pioli në “Top 10”: Ndaj Napolit, ndeshja e 125-të e tij në pankinën kuqezi…

6 Mars 2022, 09:55 Nga DOSJA

ITALI – Për të ndjekur ëndrrën e titullit, nuk ka gjë më të mirë se të arrish një trajner “kampionati”. Stefano Pioli nuk e përmend kurrë atë fjalë, preferon të merret me veten dhe me pikët e grumbulluara nga Milani në kampionatin e kaluar. Por ambienti i kuqezinjve beson në të, në mundësinë e rikthimit te titulli pas njëmbëdhjetë vitesh.

Dhe kush e di, Alberto Zaccheroni është trajneri që në 1999 i dha “Djallit” një nga titujt më pak të pritur në historinë e gjatë të kuqezinjve. A thua kjo është frymëzim për trajnerin e sotëm: 125 stola për emilian Pioli, 125 për romanjin Zac…

“Nëse do të ishte në dorën time, do të qëndroja përgjithmonë te Milani”,– ka përsëritur shpesh Pioli, para dhe pas nënshkrimit për vazhdimin e kontratës. Nëse synimi është të bëhet trajneri me më shumë ndeshje në krye të pankinës së Milanit, në fakt, atij do t’i duhej një periudhë e pacaktuar. Sepse Nereo Rocco, i pari në këtë listë, është larg kufijve të të paarritshmes: 459 ndeshje, të grumbulluara në 13 sezone. Pranë tij ka qenë vetëm Carlo Ancelottit, i cili u ndal në 420 ndeshje.

Lista e më “rezistentëve” në krye të Milanit vazhdon me Giuseppe Viani (376), Fabio Capello (300), Nils Liedholm (280), Arrigo Sacchi (220), Antonio Busini (193), Massimiliano Allegri (178) dhe Jozsef Banas (173). Pastaj janë ata, Pioli dhe Zaccheroni. Kuriozitet: në këtë listë të vetmit që nuk e kanë fituar “scudetton” janë Busini dhe Banas. Natyrisht, edhe Pioli që është pranë tij…

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport alberto zaccheroni milani i stefano piolit nën urdhrat e stefano pioli trajneri i kuqezinjve stefano pioli alberto zaccheroni milani i stefano piolit nën urdhrat e stefano pioli trajneri i kuqezinjve stefano pioli

Sondazh

Poll