Sport

Është e ndaluar të bësh gabime! Në “Maradona”, sot ndeshja që vlen sa një titull…

6 Mars 2022, 10:18 Nga DOSJA
Është e ndaluar të bësh gabime! Në

ITALI – Është e vërtetë që kanë mbetur edhe njëmbëdhjetë javë deri në përfundim të kampionatit, por sugjerimi i një përplasjeje nga fundi i viteve ’80, e bën Napoli-Milan, një ndeshje që ka të gjitha karakteristikat e një ndeshjeje vendimtare. Spalletti dhe Pioli janë larg betejave ideologjike të kohës, por kanë të njëjtën nevojë për pike, si Bianchi dhe Sacchi më shumë se 30 vjet më parë.

Ndeshja do të vendoset pas aftësisë për të menaxhuar presionin pro dhe kundër. Pioli do të përpiqet t’i “çojë” lart mbrojtësit e Napolit, edhe pse jo gjatë gjithë ndeshjes. Por lojërat e Spallettit për të dalë nga presioni kundërshtar, janë arma shtesë e “azzurrëve” këtë sezon.

Shtytja, qoftë edhe e brendshme, e Theo Hernandez për shembull, do të duhet të vlerësohet me kujdes, duke qenë se ekziston rreziku për t’i dhënë fushë Politanos.  Gjithsesi priten shumë duele interesante mes dy skuadrave. Milani mbështetet në sulm nga Giroud, ndërsa Napoli do të jetë në kërkim të thellësisë së Osimhen, duke i detyruar mbrojtësit të bëjnë zgjedhje dhe ngjitje të ndryshme.

Përtej aspektit tekniko-taktik, ndeshja e “Maradonës” ka pamjen e ndeshjes që do rtë përcaktojë fatet e kampionatit. Me pike të njëjta, një më pak se Interi, që duhet të rikuperohet me Bolognan, por një sukses i mundshëm sot do të jepte shtytjen e nevojshme psikologjike deri në fund të kampionatit…

B.T (Dosja.al) 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “diego armando maradona” i napolit “giuseppe meazza” të milanos amir rrahmani i napolit milani i stefano piolit spalletti dhe pioli “diego armando maradona” i napolit “giuseppe meazza” të milanos amir rrahmani i napolit milani i stefano piolit spalletti dhe pioli

Sondazh

Poll