Aktualitet

INCIDENTI! Përplasje në Durrës,komisioneri i PD qëllon grushta përfaqësuesin e Berishës(FT)

6 Mars 2022, 08:27 Nga DOSJA
INCIDENTI! Përplasje në Durrës,komisioneri i PD qëllon

DURRËS– Shënohet incidenti i parë! Sherr me grushta mes dy komisionerëve, njëri përfaqësues i Partisë Demokratike Fatmir Mezini dhe atij të koalicionit “Shtëpia e lirisë”, Fatjon Shtufi për arsye që ende nuk dihen. Debati mes tyre ka nisur brenda qendrës së votimit, për t’u zhvendosur më pas jashtë ambienteve të votimit14/94.

Për shkak të sherrit të nisur jashtë, është ndërprerë dhe procesi i votimit, megjithatë jo për shumë kohë. Menjëherë për të ndarë sherrin kanë ndërhyrë efektivët e Policisë së Shtetit, duke i marrë të dy në Komisariat për të dhënë shpjegime. Ndërsa kolegët e tyre nuk kanë preferuar që të japin shumë komente.

“Vjen një makinë nuk e di me sa njerëz, kemi lajmëruar strukturat, policia po bën punën e saj. Besoj ata të Shtëpisë së Lirisë, nuk e di them unë”,-tha një nga anëtarët e Qendrës së Votimit për News24.

Ky është edhe incidenti i parë i përplasjeve për sot, ndërsa në të gjitha qendrat e tjera, ka pasur probleme lidhur me teknikalitete, si përshembull; probleme me kamerat, me pajisjen e identifikimit elektronik etj.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Zgjedhjet e pjesshme vendore/Nis votimi, probleme në zonat e thella, Rama: Votoni!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike durres zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 durres zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll