Aktualitet

FT-KRAHASIMI/ S’ndalet rritja e naftës në Shqipëri, vendet e tjera stabilizojnë çmimet

6 Mars 2022, 10:07 Nga DOSJA
FT-KRAHASIMI/ S’ndalet rritja e naftës në Shqipëri, vendet

TIRANE– Çmimi i naftës në Shqipëri vazhdon të rritet. Paraditja e të dielës i gjeti tabelat e karburanteve të riafishuara, ku nafta dhe benzina sërish pësuan rritje.

Sot, një litër nafte blihet nga konsumatori shqiptar në vlerën e 245 lekëve, ndërkohë që edhe pse autoritetet kanë folur për një rritje të çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë, ajo që nuk kuptohet është fakti se pse në vendet e tjera të botës, rritja e çmimit është zbutur nga shteti, ndërsa në Shqipëri shigjeta vetëm “ngrihet”.

Dosja.al ka mbledhur që prej ditës së djeshme foto dhe dëshmi nga vendet e tjera të botës, atje ku mirëqenia dhe rritja ekonomike udhëheq për të treguar se çfarë po ndodh me naftën, produktin më të gjendshëm e më të përdorur në Shqipëri.

Po sot, Në Danimarkë, atje ku pagesa për orë punë është 120 korona daneze ose 1984.9 lekë, një litër naftë është 231 lekë, ndërsa një litër benzinë 244 lekë. Ndërsa në SHBA, atje ku matja bëhet me gallon, 1 gallon (3.785 litër), çmimi për gallon varion nga 3.75 dollarë në 4.5 dollarë në varësi të cilësisë, që llogaritet në 0.9 deri në 1.1 dollarë për litër, sërish shumë më lirë sesa në Shqipëri.

Po këtu? A do të ketë një ndërhyrje nga shteti, apo sërish me pretekstin e një beteje të madhe globale gjithmonë e pëson konsumatori i pambrojtur nga autoriteti dhe i grabitur nga privati?

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet ekonomi cmimi i naftes rritja e çmimeve cmimi i naftes rritja e çmimeve

Sondazh

Poll