Aktualitet

7 orë të bllokuar në borë! Komisioneri nga Shoshi: Më mirë në burg sesa të rrezikojmë jetën

6 Mars 2022, 09:15 Nga DOSJA
7 orë të bllokuar në borë! Komisioneri nga Shoshi: Më

SHKODËR– Në njësinë administrative Pult dhe Shosh në Shkodër ende nuk ka nisur procesi i votimit, për shkak se komisionerët janë bllokuar prej dëborës. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Komisioneri i njësisë administrative të Pultit, Dake Çezma tha se ata ishin të bllokuar në dëborë prej 3 orësh. Ai u shpreh se kushtet e motit ishin shumë të vështira dhe se i rrezikohej jeta për shkak të dëborës, ndaj edhe shtoi se preferonte që të shkonte në burg sesa të rrezikojë jetën.

“Kemi mbetur këtu. Kemi makina si ato që janë 4×4, ka ardhur në fadromë por më shumë e dëmton se e pastron. Jemi në segmentin Pult- Shosh, është një fadromë që po pastron. Jemi shumë makina, kemi nja 3 orë këtu. Jemi nisur që në 4 të arrinim në orën 7. Ka persona me furgona dhe makina pas nesh. Na kanë thënë që të penalizoheni po nuk arritët deri në 12. Më mirë të shkojmë në burg se të rrezikojmë jetën. Është një fadromë që ka dalë. Jam përfaqësues i PS. Jemi bashkë me komisionerët e tjerë, por nuk jemi në një makinë. Nuk kalojmë dot. Nga këtu nuk kalohet, vetëm me helikopter,”-tha Dake Çezma, komisioner në Shosh.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Zgjedhjet/Bora lë pa votuar qytetarët në Shkodër! Sherr në Durrës, Sako nuk voton dot…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shkoder zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 shkoder zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll