Bota

Nën ferrin e bombardimeve ruse, banorët në Kiev: Jemi në rrethim, na ndihmoni!

6 Mars 2022, 11:27 Nga DOSJA
Nën ferrin e bombardimeve ruse, banorët në Kiev: Jemi në

KIEVI – Distrikti i Buchas në veriperëndim të Kievit ndodhet në prag të katastrofës humanitare për shkak të bombardimeve të vazhdueshme dhe të pamëshirshme nga ushtri ruse. Këshilli bashkiak i distriktit ka kërkuar ndihmë emergjente pasi vuajnë mungesën e energjisë elektrike, ujit dhe ushqimeve. Nga ana tjetër, zyrtarët e administratës u shprehën se Bucha është rrethuar dhe është e pamundur të krijohet korridor humanitar.

“Armiqtë po vazhdojnë të na bombardojnë në të gjitha lagjet, çdo ditë është betejë për mbijetesë. Nuk ka energji, ujë, ushqime, nxehtësi, internet dhe komunikimi. është e pamundur të krijosh korridor humanitar sepse jemi të rrethuar. Kemi nevojë për ndihmë. Na ndihmoni të shpëtojmë komunitetin”, thuhet në deklaratën e këshillit bashkiak të Buchës.

LAJMI KRYESOR: 11 ditë luftë/ Bomba në qytet, Rusët pushtojnë Borodyanka, Zelenskyy bisedon me Biden

Burimi: CNN

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll