Bota

Papa Françesku sulmon Rusinë: Nuk po bëjnë ‘operacion special’, por luftë në Ukrainë

6 Mars 2022, 11:56 Nga DOSJA
Papa Françesku sulmon Rusinë: Nuk po bëjnë

VATIKAN – Papa Françesku tha se Vatikani është i gatshëm të bëjë çdo gjë që mundet për paqen në Ukrainë.

Ati i Shenjtë tha se ai ka dërguar dy kardinalë në Ukrainë për të asistuar në dhënien e ndihmave humanitare, jo vetëm si shenjë e pranisë së tij, por të gjithë njerëzve që duan të thonë lufta është çmenduri e mizori.

Papa bëri thirrje për një kthim në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe kërkoi që të hapen korridoret e evakuimit në mënyrë që civilët të mund t’i shpëtojnë konfliktit.

“Në Ukrainë po rrjedh një lumë gjaku dhe lotësh. Nuk është vetëm një operacion ushtarak, por një luftë që krijon vdekje dhe shkatërrim!”, u shpreh kreu i Selisë së Shenjtë.

Në fund, Papa Françesku falenderoi dhe gazetarët që po kontribuojnë duke rrezikuar jetën e tyre për të informuar njerëzimin për luftën në Ukrainë.

“Faleminderit vëllezër dhe motra”, u tha ai gazetarëve.

LAJMI KRYESOR: 11 ditë luftë/ Bomba në qytet, Rusët pushtojnë Borodyanka, Zelenskyy bisedon me Biden

Burimi: CNN

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 6 Mars 2022, 10:17

Bombardohet postblloku i evakuimit pranë Kievit

KIEV– Një pikë kalimi evakuimi për civilët që përpiqeshin të largoheshin nga rrethi Irpin në perëndim të Kievit u bombardua të dielën në mëngjes. Mediat n...