Bota

Erdogan telefonon Putin: Ndalo luftën, ministrat të bisedojnë në Turqi

6 Mars 2022, 10:24 Nga DOSJA
Erdogan telefonon Putin: Ndalo luftën, ministrat të bisedojnë

ANKARA- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan telefonoi presidentin rus, Vladimir Putin këtë të dielë. Në fokus të bisedës ishte lufta në Ukrainë dhe kërkesa e Erdogan që Putin të ndalojë luftën. Sakaq, në një tjetë zhvillim, që raportohet nga agjencia shtetërore e lajmeve, RIA, dhe citohet një ambasador rus në Kombet e Bashkuara, thuhet se Rusia mirëpret propozimin që ministrat rusë dhe ukrainas të zhvillojnë bisedime në Turqi javën e ardhshme. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka biseduar me telefon me presidentin rus, Vladimir Putin.

Genadi Gatilov tha se ideja e Turqisë ishte e mirë.

Nesër pritet një raund i tretë bisedimesh mes Ukrainës dhe Rusisë, por ende negociatat nuk kanë përparuar. Edhe pse u dakordësua një armëpushim në raundin e dytë për të lejuar kalimin e civilëve, ende nuk janë larguar 200 mijë qytetarët që jetojnë në zonat pranë bombardimeve.

Lajmi vjen pas luftës që ka nisur në Ukrainë më 24 shkurt, kur presidenti rus Vladimir Putin shpalli “operacionin special” që nënkupton pushtimin e Ukrainës. Rusët kanë sulmuar me raketa dhe ushtri qytetet kryesore ndërsa rreth 1.3 milionë ukrainasë kanë lënë shtëpitë e tyre. Çështja është depozituar edhe në gjykatën e Hagës, ku pritet të shqyrtohet më 7 dhe 8 mars.

Lajmi kryesor: 11 ditë luftë/ Bomba në qytet, Rusët pushtojnë Borodyanka, Zelenskyy bisedon me Biden

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi rexhep tayip erdogan vladimir putin lufta ukraine-rusi rexhep tayip erdogan vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 6 Mars 2022, 10:17

Bombardohet postblloku i evakuimit pranë Kievit

KIEV– Një pikë kalimi evakuimi për civilët që përpiqeshin të largoheshin nga rrethi Irpin në perëndim të Kievit u bombardua të dielën në mëngjes. Mediat n...