Bota

Zv.km e Ukrainës: Nuk iu besojmë rusëve, e dimë përmendësh librin e lojërave të tyre

6 Mars 2022, 10:30 Nga DOSJA
Zv.km e Ukrainës: Nuk iu besojmë rusëve, e dimë

UKRAINE- Zëvendëskryeministrja ukrainase Olha Stefanishyna tha se pavarësisht marrëveshjes për armëpushim, ukrainasit “nuk do t’i besojnë kurrë” asaj që thonë rusët. Ajo i tha programit të mëngjesit të së dielës të BBC-së se çdo qytetar dhe politikan ukrainas “e njeh përmendsh librin e lojërave ruse”. Stefanishyna goditi gjithashtu liderët perëndimorë të cilët refuzuan të vendosin një zonë ndalim-fluturimi mbi vendin e saj.

“Presidenti im ishte aq i saktë sa të ishte e mundur dhe ne absolutisht mbështesim nga thellësia e zemrës gjithçka që ai thotë sepse kjo është ajo që ne ndjejmë”, tha ajo.

Deklarata vjen pas luftës që ka nisur në Ukrainë më 24 shkurt, kur presidenti rus Vladimir Putin shpalli “operacionin special” që nënkupton pushtimin e Ukrainës. Rusët kanë sulmuar me raketa dhe ushtri qytetet kryesore ndërsa rreth 1.3 milionë ukrainasë kanë lënë shtëpitë e tyre. çështja është depozituar edhe në gjykatën e Hagës, ku pritet të shqyrtohet më 7 dhe 8 mars.

Lajmi kryesor: 11 ditë luftë/ Bomba në qytet, Rusët pushtojnë Borodyanka, Zelenskyy bisedon me Biden

(f.g/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi olha stefanishyna lufta ukraine-rusi olha stefanishyna

Sondazh

Poll

Bota 6 Mars 2022, 10:17

Bombardohet postblloku i evakuimit pranë Kievit

KIEV– Një pikë kalimi evakuimi për civilët që përpiqeshin të largoheshin nga rrethi Irpin në perëndim të Kievit u bombardua të dielën në mëngjes. Mediat n...