Bota

Biseda Putin-Erdogan,presidenti turk i dërgon 3 kërkesa homologut rus për Luftën në Ukrainë

6 Mars 2022, 12:29 Nga DOSJA
Biseda Putin-Erdogan,presidenti turk i dërgon 3 kërkesa homologut rus

MOSKË/ANKARA – Presidenti turk Tajip Erdogan i kërkoi homologut të tij rus Vladimir Putin të shpallë një armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje.

Në një deklaratë pas një telefonate një-orëshe, presidenca turke tha se Erdogan i tha Putinit se Turqia ishte e gatshme të kontribuonte në një zgjidhje paqësore të konfliktit, duke shtuar se ai deklaroi se një armëpushim do të lehtësonte shqetësimet për situatën humanitare.

“Presidenti Erdogan pwrswrii thirrjen e tij ‘le të hapim rrugën për paqen së bashku. Erdogan theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave urgjent për arritjen e armëpushimit, hapjen e korridoreve humanitare dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje”, bwri me dije Presidenca e Turqisw.

Të dy krerët diskutuan gjithashtu marrwdhwniet dy palwshe mes dy vendeve.

LAJMI KRYESOR: 11 ditë luftë/ Bomba në qytet, Rusët pushtojnë Borodyanka, Zelenskyy bisedon me Biden

Burimi: The Guardian 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 6 Mars 2022, 10:17

Bombardohet postblloku i evakuimit pranë Kievit

KIEV– Një pikë kalimi evakuimi për civilët që përpiqeshin të largoheshin nga rrethi Irpin në perëndim të Kievit u bombardua të dielën në mëngjes. Mediat n...