Sport

Serie A/ Lazio “shëtitje” në Sardenja, fiton me lehtësi ndaj Cagliarit. Immobile rekord…

6 Mars 2022, 06:59 Nga DOSJA
Serie A/ Lazio “shëtitje” në Sardenja, fiton me

ITALI – Lazio bëri një ndeshje të thjeshtë ndaj Cagliarit (3-0) mbrëmjen e së shtunës, e vlefshme për javën e 28-të të Serisë A. Një takim i karakterizuar nga një dominim i qartë i “biancocelestëve”, të cilët nuk lanë asnjë shans për sardët, të cilët bënë asnjë gjuajtje në portë. Lojtarët e Walter Mazzarrit nuk kishin humbur në kampionat që nga 16 janari (0-1 ndaj Romës).

Falë penalltisë së konvertuar gol, Ciro Immobile (19’) jo vetëm barazoi sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic, në renditjen e golashënuesve më të mirë në kampionat.

Ai rikthehet edhe te legjendari Silvio Piola në historinë e Lacios. Me 143 gola me fanellën e “biancocelestëve” në Serinë A, Ciro është rrugës për t’u bërë golashënuesi më pjellor në historinë e Lazios në kampionate.

Pak para pjesës së parë, mesfushori brazilian Felipe Anderson i shërbeu në mënyrë të përsosur shokut të tij të skuadrës Luis Alberto (42’), i cili shënoi duke thelluar epërsinë. Në pjesën e dytë, Felipe Anderson (62’) përfitoi nga shërbimi i Sergej Milinkovic-Savic për të trefishuar epërsinë. Përjashtimi i mbrojtësit lacial Adam Marusic (89’) nuk e ndryshoi rezultatin e takimit .

Me këtë fitore, Lazio konsolidon vendin e shtatë në renditje, një pikë prapa Atalantës, e cila ka një ndeshje më pak dhe Romës. Cagliari mbetet i shtatëmbëdhjeti përpara Venecias, ndërkohë që venecianët kanë edhe dy ndeshje për të luajtur.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport edhe cagliari dhe salernitana dolën më keq lazio është skuadra që vrapon më shumë mungesa e ciro immobile presidentit të lazios trajneri i lazios edhe cagliari dhe salernitana dolën më keq lazio është skuadra që vrapon më shumë mungesa e ciro immobile presidentit të lazios trajneri i lazios

Sondazh

Poll