Politike

VD-Përfaqësuesi i LSI në KQZ: PD caktoi komisionerë në Vorë banorë jashtë saj

6 Mars 2022, 10:20 Nga DOSJA
VD-Përfaqësuesi i LSI në KQZ: PD caktoi komisionerë në

TIRANË – Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Socialiste për Integrim Altin Kazizaj tha se Partia Demokratike nuk ishte në gjendje që të caktonte anëtarët e saj në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor në Vorë. Në deklaratë për mediat, Kazizaj shtoi se procesi vijon normalisht pavarësisht mungesës së komisionerëve demokratë duke thënë se është arritur kuorumi. Kazizaj bëri me dije se PD caktoi komisionerë të saj në vorë qytetarë që nuk banojnë aty, por nga zona të tjera.


“Po ashtu e parashikon ligji qartë, neni 36, pika 5. Kur ka 4-5 komisionerë, kuorumi arrihet dhe procesi vijon. Tjetër ankesë është operatori i PEI. Janë persona të jashtëm. Kanë detyrim personal të jenë në qendrat e votimit, nuk ka lidhje me çështje të karakterit politik. Pretendimi i PD është i pabazuar. Në 44 qendra votimi zgjedhjet vijon normalisht. Kur një subjekt politik nuk gjen dot persona ti dërgojë, sështë faji i partive të tjera as i KQZ.

Kallëzimi penal për Vorën? Nuk kam dijeni. çfarë shpërdorimi? Nëse ka pasur pengesë nga 1-2 persona, duhet të mbajnë procesverbalin përkatës dhe të bëjnë njoftim për anomali. Në dijeninë tonë nuk ka. PD nuk është e zonja të caktojë as persona me detyrë zgjedhore që këta banorë të ishin komisionerë të zonave përkatëse.

Projekti zgjedhor me numërim elektronik? Po shikohet mundësia që të futet masivisht në të ardhmen. Nuk e dimë pse dalin disa përfaqësues të partive politike ditën e heshtjes zgjedhore. Nuk i lihet një përfaqësuesi të parlamentit shqiptar të PD të bëjë deklaratë dhe të minojë procesin zgjedhor. Deklaratat mos i merrni për bazë. Neni 36, pika 5 është i qartë për kuorumin. Matematika është shkencë ekzakte, 7×7 e dini vetë. është problemi i tyre.

Vendimi I KAS-it është i saktë. Nuk mund të plotësohej dje numri i vakancave. Ju mendoni se komisioneri do cënojë zgjedhjen në ato zona?! KAS nuk mund të vendosë mbi ligjin, kodin zgjedhor. Kur arrihet kuorumi, nuk mund të vendosë asnjë organ tjetër. KAS nuk mund të tejkalojë ligjin”, deklaroi përfzaqësuesi ligjor i LSI në KQZ, Altin Kazizaj.

 LAJMI KRYESOR: LIVE-Zgjedhjet/Bora lë pa votuar Shoshin e Pultin! Sherr në Durrës, probleme edhe në Vorë

(d.v/dosja.al)

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll