Aktualitet

Aksident në Kodër-Kamëz, përplasen dy mjete, dy të plagosur (Foto)

7 Korrik 2019, 10:25 Nga DOSJA
Aksident në Kodër-Kamëz, përplasen dy mjete, dy të

TIRANË- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në Tiranë, në afërsi të segmentit Kodër-Kamëz. Nga informacionet paraprake mësohet se një mjet tip “Benz” dhe një mjet tip “BMW”  janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë dy persona janë plagosur, të cilët janë dërguar menjëherë në spital. Ndërsa mjetet kanë marrë dëmtime të konsiderueshme.

Kjo ka bërë që të rëndohet trafiku dhe të vështirësohet qarkullimi i mjeteve. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne koder kamez aksident rrugor aksident ne koder kamez aksident rrugor

Sondazh

Poll