Politike

Denoncimi i PD për Vorën! Celibashi: Propozimet sipas ligjit, plotësohet kuorumi

6 Mars 2022, 10:58 Nga DOSJA
Denoncimi i PD për Vorën! Celibashi: Propozimet sipas ligjit,

VORË– Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka mbërritur në Vorë, për të ndjekur nga afër procesin e votimit për kryetar bashkie, teksa janë shfaqur disa problematika që prej mëngjesit, duke nisur që nga anëtarët e komisioneve në Qendrat e Votimit, tek votimi familjar.

Kryekomisioneri doli për çështjen e mospranimit nga ana e PD për të propozuar kryetarë komisionesh në 22 qendra votimi në Vorë. Celibashi, tha se KZAZ ka respektuar ligjin, ndërsa shtoi se procesi do të vijojë në Vorë pasi është plotësuar kuorumi i nevojshëm.

Sipas PD, nga Tirana janë dërguar propozime që kishin njohuri mbi sistemin elektronik të votimit dhe numërimit, që po aplikohet në Vorë, por KZAZ nuk i pranoi për shkak se ata nuk ishin nga Vora.

PYETJE-PËRGJIGJE:

Celibashi: Erdha për ecurinë dhe për problematikat që janë bërë të ditur. Dua të them se meriton të përgëzohen anëtarët e kzaz Vorë për punën që kanë bërë se duket se ka qënë një situatë jo e thjeshtë. Ia kanë dalë , veprimet e tyre kanë qënë korrekte. Pamë dhe verifikuam çfarë po ndodh, është në përputhje me ligjin. Ka qenë një situatë, edhe nga pikëpamja ligjore, nuk ka qenë e thjeshtë që ata të vendosnin. Nga pikëpamja procedurale vendimet e tyre kanë qenë në rregull, nga pikëpamja cilësore kur ka patur probleme janë korrigjuar nga KAS. Nuk ka lidhje me kërkesat e KQZ plotësimi i kërkesave të ligjit për të patur komisonerë në qendrat e votimit. Është zgjedhje e subjekteve politike. Rëndësi ka që propozimet për anëtarë të Komisioneve të qendrave të votimit të jenë në përputhje të Kodit Zgjedhor. Veprimtaria e anëtarëve të KZAZ është në përputhje me ligjin. Propozimet duhet të jenë në përputhje me kërkesat e Kodit Zgjedhor. të gjitha qendrat e votimit kanë minimumin 4 anëtarë, në 25 qendra votimi ka sekretarë dhe anëtarë që janë propozuar nga PD, në qendrat e tjera ka kuorum për të vijuar veprimtarinë, por mungon kryetari që do të duhej të propozohej nga PD.

Pyetje: Ka një pretendim nga PD se kanë sjellë komisionerë nga Tirana, KQZ i ka kërkuar PD

Celibashi: s’ka lidhje me kërkesat e KQZ plotësimi. është një arsyetim i tyre dhe zgjedhje e tyre që nuk është se është dhe pa sens. Ajo që ka rëndësi se propozimet janë në përputhje me kodin zgjedhor.

Pyetje: Kush e ka shkelur Ligjin

Celibashi: Për aq sa ne dimë, veprimtaria e tyre është në përputhje me ligjin.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Zgjedhjet/Bora lë pa votuar Shoshin e Pultin! Sherr në Durrës, probleme edhe në Vorë

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll