Sport

Real Madrid nis arratisjen drejt titullit kampion, katër gola Real Sociedad

5 Mars 2022, 22:21 Nga DOSJA
Real Madrid nis arratisjen drejt titullit kampion, katër gola Real Sociedad

SPANJË– Real Madrid marshon drejt titullit kampion në LaLiga këtë sezon. Skuadra drejtuar nga Ancelotti ka mposhtur 4-1 Real Sociedad dhe falë këtij suksesi janë shkëputur në krye të renditjes, duke çuar në 8 pikë diferencën me ndjekësit e Sevilla.

Baskët kanë kaluar të parët në avantazh me Oyarzabal në minutën e 10′ duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Madrilenët reagojnë dhe përmbysin gjithçka me dy gola të shpejtë në fund të pjesës së parë. Camavinga barazoi rezultatin në minutën e 41′, ndërsa Modric kaloi në avantazh Realin pas tri minutash.

Madrilenët luajnë më mirë në pjesën e dytë dhe gjejnë edhe golin e tretë me Benzema, që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pak minuta më vonë, Asensio plotëson pokerin dhe vulos këtë sukses, që afron Realin drejt titullit kampion.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport la liga real madrid la liga real madrid

Sondazh

Poll