Bota

VD/”Pse, pse, pse”…nëna rrëzohet kur mëson se vogëlushi 18 muajsh iu vra nga predhat ruse

6 Mars 2022, 09:42 Nga DOSJA
VD/”Pse, pse, pse”…nëna rrëzohet kur mëson se

MARIUPOL– Disa pamje të vështira për tu parë tregojnë një fëmijë 18 muajsh të pavetëdijshëm, teksa dërgohet me urgjencë në spital. Shtëpia e tij u bombardua nga rusët në qytet portin e Ukrainës jugore, Mariupol.  Nëna e re shihet teksa bie në krahët e babait të fëmijës, duke thërritur “pse, pse, pse?” pasi mjekët nuk mundën të shpëtonin vogëlushin e saj, e goditur në kokë nga predha. Kirill Yatsko, 18 muajsh, u plagos për vdekje pasi shtëpia e tij u granatua nga rusët.

Mjekët i vendosën një maskë oksigjeni mbi fytyrën e Kirillit dhe i masazhuan gjoksin, por zemra e tij kishte ndaluar. Një mjek u ul në anën tjetër të dhomës duke qarë dhe duke parë dyshemenë. Më pas nëna hyri në dhomë për të parë Kirillin, trupi i të cilit është i mbështjellë me një batanije.

Nëna hapi batanijen, preku butësisht faqen e djalit të saj të vdekur dhe e puthi atë, përpara se ta mbulonte fytyrën e tij.

Lajmi kryesor: 11 ditë luftë/ Bomba në qytet, Rusët pushtojnë Borodyanka, Zelenskyy bisedon me Biden

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kirill yatsko lufta ukraine-rusi kirill yatsko lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll